Futbollisti Angel Di Maria është dënuar me një vit burg pasi ka pranuar mashtrimin tatimor.
Mesfushori i PSG-së ka mashtruar shtetin spanjoll gjatë periudhës kur luante te Real Madrid nga 2010 deri në 2014.
Bëhet fjalë për 1.2 milionë euro. Di Maria, i cili bëri një marrëveshje me autoritet spanjolle për të shmangur gjyqin, ka pranuar të ndajë dënimin në dysh. Secili përmban nga gjashtë muaj burgim.
Gjithashtu ai do të paguajë 2 milionë euro gjobë. Argjentinasi me shumë mundësi nuk do të kalojë kohë pas hekurave pasi çështjet që janë nën dy vite dënim zakonisht anulohen, duke marrë parasysh që lojtari të mos ketë dënime të mëparshme.
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...