Lulet të cilat i ka mbjellur komuna e Prishtinës ditë më parë në trotuarin e rrugës ‘Luan Haradinaj’ më saktësisht përball objektit në të cilin janë të vendosur Institucioni i Avokatit të Popullit, KQZ-ja, PZAP, janë dëmtuar.
Qytetarët të cilët kalojnë në këtë rrugë nga përtesa të kalojnë rrugën në zebra, ata kalojnë vend e pa vend ku më pastaj për të dalë në trotuar i bie të shkelin mbi lule, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo nuk janë vetëm qytetarët në këmbë ata të cilët kanë dëmtuar lulet. Në njërin nga këndet pikërisht përball këtyre institucioneve ishin dëmtuar shumë pasi që shenjat që ishin mbi atë pjesë ishin të veturës.
Veturat të cilat parkohen në trotuar përball institucioneve të lartcekura duket se kalojnë mbi ato lule.
Disa qytetarë thonë se kjo nuk është në rregull pasi që sipas tyre lulet edhe e bëjnë më të bukur ambientin por edhe pastrojnë ajrin. Madje ata kanë thënë se me këtë gjest që kanë bërë kanë treguar kulturën e tyre.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1455584071173347/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...