Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës i bashkohet gjigantit evropian (FOTO)

14:24 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, është rikthyer tek Dinamo e Zagrebit, me të cilën skuadër ka lidhur kontratë në janar të këtij viti.

Ai u huazua më pas tek Lokomotiva e Zagrebit, tek të cilët shkëlqeu me paraqitje të mira.

“Stërvitja e parë”, ka shkruar Amir Rrahmani, në postimin e një fotoje.

Fotoja është publikuar edhe nga faqja zyrtare e Dinamos në Facebook.

Amiri po shijon formë të mirë, ku në ndeshjen e fundit me Kosovën, shënoi golin e vetëm ndaj Turqisë.

Ai realizoi me kokë në humbjen 4:1. /Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme