“House of Cards” ishte një prej serialeve më të ndjekur në vitet 90. Një prodhim i suksesshëm i BBC-së, i cili nisi në vitin 1990 dhe përfundoi në vitin 1995.
Seriali është bazuar në novelën e Michael Dobbs, një ish shef i shtabit të Partisë Konservatore. Drama Politike u rikthye nga Netflix në vitin 2013, duke i transferuar ngjarjet në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Në sezonin e dytë, qe mori jetë në vitin 1993, një prej serive tregonte se si Urquhart, në këtë sezon kryeministër po përballet me flakët e mëdha që përfshijnë një ndërtesë në Londër dhe më pas me shembjen e saj.
Fjalët e një prej këshilltarëve të kryeministrit në serial, të kujtojnë tragjedinë e Londrës, flakët që përfshinë “Grenfell Tower”, javën e shkuar.
Kujtojmë se arkitektë dhe aktivistë të shumtë kishin paralajmëruar më parë rrezikun që i kanosej kullës 24-katëshe.
“Një tragjedi që pritej të ndodhte” – ishin fjalët që lidhin të dy ngjarjet e përmendura bashkë, shkruan Opinion.al.
Më pas ka shumë detaje që përputhen me tragjedinë fiktive dhe me atë reale që ndodhi disa ditë më parë.
Zjarri në serial nisi në katin e katërt, ashtu si edhe në ngjarjen reale. 72 persona vdiqën në serial, ndërsa 79 persona vdiqën në të vërtetë.
Kthehemi te ngjarjet politike.
Në serial Mbreti i Britanisë kritikon kryeministrin për këtë tragjedi, ndërsa ky i fundit shprehet se është një ngjarje e ndodhur nga papërgjegjshmëria.
Nga ana tjetër e njëjta gjë ndodhi edhe me Teresa May e cila u kritikua për qëndrimin e mbajtur për këtë tragjedi, pasi kjo e fundit nuk takoi asnjë prej banorëve të kullës.
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...