7 gjëra që partneri juaj kurrë nuk duhet të ju kërkojë t’i bëni!

10:28 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Djalosh, lamtumirë…

Në muajt e parë të një lidhje, është shumë lehtë të verboheni nga sjelljet e partnerit dhe të harroni edhe veten tuaj. Ju ndjeheni mrekullueshëm sepse ju flet fjalë të mira, ju bën të arrini orgazmë! Çfarë më tepër mund të dëshirojë një femër? Pavarsisht nga gjithë këto gjëra që ju pëlqeni, ende keni dyshime për disa gjëra shqetësuese! Nëse partneri juaj ju detyron të bëni ndonjë nga gjërat e mëposhtme, ju mund të rimendoni lidhjen tuaj apo të ndërroni partnerin me dikë që ka mirëkuptim ndaj jush.

Ju ndryshon pamjen tuaj

Është shumë e natyrshmë që partneri juaj të dëshirojë të dukeni bukur dhe të ju ofrojë këshilla për pamje më të mirë, por nëse ai e tepron duke ju kërkuar ndonjë ndërhyrje kirurgjike vetëm sepse nuk pëlqen ndonjë pjesë të fytyrës suaj, zmadhim të gjoksit, apo ripërtrirje të vaginës, kjo është diçka mëse e tepërt.

E tepron me komoditetin në dhomën e gjumit

Pra, ju të dy jeni të rritur dhe kuptoni shumë mirë dëshirat tuaja seksuale. Pra, nëse ju pëlqeni seksin anal, poashtu edhe partneri, atëherë bëjeni lirisht. Por, nëse ai tërheq flokët tuaj duke kaluar në shkulje të tyre, dhe për ju kjo është tepër e dhimbshme, atëherë jeni duke kaluar në territor abuziv. Mos lejoni që partneri të bëhet egoist mbi ju, koordinoni preferencat tuaja.

Ju privon nga miqtë apo familja

Një partner i cili gjithnjë gjen ndonjë gabim apo fjalë të keqe mbi miqtë dhe familjen tuaj duke u distancuar vazhdimisht nga to, është shenjë e një mosrespekti ndaj jush dhe lidhjes. Ju duhet dhe keni nevojë të kaloni kohë me miqtë dhe familjen, duke iu përkushtuar edhe atyre, jo vetëm partnerit tuaj, sepse xhelozia nuk është gjë e bukur, por një kërcënim.

Ju pushton tërë privatësinë tuaj

Dhënia e tërë privatësisë suaj nuk është vetëm diçka e bezdisshme, por edhe një formë e kontrollit dhe mund të përshkallëzohet shpejtë, shpjegon Harrington. Ajo ka këshilluar pacientët me partnerë të cilët kanë mbyllur llogaritë bankare të të dashurve të tyre, kanë kontrolluar në email-et e tyre dhe janë abuzuar fizikisht. Mos u bëni viktimë e abuzimit verbal!

Neglizhon mbështetjen ndaj jush

Ndoshta mund të keni përjetuar ndonjë traumë gjatë fëmijërisë suaj apo ndonjë sulm përdhunimi në rininë tuaj të hershme, dhe partneri juaj kërkon që mos ta përmendni apo thjeshtë ta harroni mënjëherë. Kjo është e pamundur sepse ju ka prekur thellë në zemër, gjë që kërkon mbështetje dhe ngushëllim nga ana e partnerit. Nëse nuk e keni prehjen e nevojshme nga ai duke ju mbështetur gjatë tërë kohës, atëherë lidhja nukë shtë edhe aq e fortë.

Tejkalon kufijtë tuaj
Nëse partneri ju detyron të bëni ndonjë veprim të padëshiruar nga ana juaj, të ngjitni ndonjë maje të lartë përderisa ju keni frikë lartësitë, atëherë kjo është jashtë kufijve tuaj të përballimit andaj edhe mos lejoni të manipulojë me vendosjen e kufijve tuaj, tregoni se deri ku e keni limitin e të vepruarit.

Ju bën të ndjeheni keq për veten tuaj

Një marrëdhënie e shëndoshë duhet të ju bëjë të ndjeheni mirë dhe të sigurtë, të dashur dhe të përkrahur gjatë gjithë kohës, thekson Harrington. Është puna e secilit nga partnerët ta bëjë tjetrin të lumtur. Nëse partneri juaj ju bën të ndiheni të pasigurtë, atëherë mos vazhdoni tutje! Ky është një kërcënim për ju dhe nuk keni nevojë fare për të në jetën tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme