Menaxheri i Manchester United, José Mourinho, sipas këshilltarëve të tij është i pafajshëm sa i përket evazionit fiscal dhe i ka të miratuara çështjet e tij tatimore nga qeveria spanjolle, sipas këshilltarëve të tij, shkruan BBCSport.
Një ditë më parë, Mourinho u akuzua nga prokurorët për mashtrimin e Spanjës me 3.3 milion euro (£ 2.9m, $ 3.6m) në taksa ndërsa ai ishte trajner i Real Madridit nga 2011 në 2012.
Një prokuror tha se Mourinho, 54 vjeç, nuk deklaroi të ardhurat drejtë në mënyrë që të merrte një “përfitim të paligjshëm”, transmeton arbresh.info.
Një deklaratë e lëshuar në emër të tij u tha se “nuk ka marrë asnjë njoftim”.
“Deri në këtë datë, as autoritetet tatimore spanjolle, as prokurori publik nuk kanë kontaktuar Jose Mourinhon ose këshilltarët e tij të cilët ishin punësuar për procesin e inspektimit”./arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...