Google ADS

Thaçi: Duhet të sigurojmë proces kredibil në zgjedhjet lokale (LIVE)

09:19 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mbledhur sot në një takim përfaqësuesit e partive politike në vend për të diskutuar në lidhje me caktimin e datës për mbajtjen  e zgjedhjeve lokale.

Thaçi tha në hyrje të takimit se është e rëndësishme që të sigurohet një proces kredibil dhe i pranueshëm për të gjithë, shkruan arbresh.info.

“Duke marrë parasysh se zgjedhjet e fundit lokale janë mbajtue më 3 nëntor 2013 dhe certifikimi i rezultateve është bërëmë 11 dhjetor 2013, jemi brenda afateve për caktimin e zgjedhjeve lokakel. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është shprehur i gatshëm t’i organizoj zgjedhjet e rregullta dhe të siguroj mbarëvajtjen e tyre. Këtë e dëshmuan edhe me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 11 qershor 2017. Duhet të sigurojmë një proces kredibil dhe të pranueshëm nga të gjithë”, ka thënë Thaçi./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1455325141199240/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme