Google ADS

“I fejuari” i barbit, tashmë në 3 versione

09:02 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Pamja e të fejuarit të barbit, kukullës më të dashur nga vajzat, është normalizuar. Trupi i tonifikuar e plot muskuj, tani e tutje do të jetë një opsion.

Kompania “Mattel” ka hedhur në treg versione të reja të Kenit, të cilët vijnë në 3 masa trupore: të hollë, të mbushur dhe origjinalë.

Kukullat kanë gjithashtu tonalitete lëkure dhe modele të ndryshme flokësh. Ky zhvillim vjen një vit, pasi “Mattel” lançoi versione të reja të barbit, transmeton tch me forma më pak eksplozive sesa modeli klasik, në mënyrë që vajzat të identifikoheshin më lehtësisht me kukullën e famshme.

“Si në kulturën popullore, ashtu edhe në botën e medias dhe atë të modës, ekziston nevoja për të parë përfaqësimin e çdokujt, e për të mos izoluar njerëzit vetëm sepse janë të ndryshëm”, tha Robert Best, përfaqësues i “Mattel”.

“Mattel”, një prej prodhuesve më të mëdhenj të lodrave, njoftoi se barbi ka reflektuar gjithmonë kohërat, kështu modernizimi i Kenit ishte hapi i radhës në evoluimin e markës për të ofruar produkte të shumëllojshme. “Mattel” hodhi për herë të parë në treg Ken Carsonin, si të fejuarin e barbit, në vitin 1961.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme