Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) organizon sot ceremoninë e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.
Bazuar në Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar, nga ana e Agjencisë do ti nënshtrohen 20% e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë e rregullt vjetore.
Por kjo nuk e nënkupton se Agjencia nuk do të merret me pjesën tjetër të listës së zyrtarëve publik aty ku ka mos përputhje konform ligjit.
Ceremonia e hedhjes së shortit organizohet në objektet e Agjencisë nesër (e merkure) më datë 21 qershor 2017 dhe fillon në ora 10:30 Agjencia kundër Korrupsionit gjendet në rrugën” Nazim Gafurri” Nr. 31 Prishtinë.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...