Studiuesi i njohur Aurel Plasari zbulon një koleksion posterash që vlejnë sa një mijë fjalë.
Në këto postera prezantohet filmi shqiptar “Skënderbeu” i vitit 1953, një nga prodhimet e para të kinematografisë shqiptare, dhe filmi i parë artistik i bashkëpunimit shqiptaro-sovjetik. Filmi u realizua nga regjisori rus Sergej Jutkovic. Në këtë film kanë luajtur aktorët Naim Frashëri, Besa Imami, Avdije Alibali dhe disa aktorë të njohur rusë.
“Në mbarë Europën paska pasur sukses “Skënderbeu” i 1953-shit, dhe jo vetëm në Shqipëri e në republikat e “Bashkimit Sovjetik”… Madje filmi paska marrë pjesë në Festivalin e Kanës të vitit 1954 dhe ka marrë “Çmimin e veçantë” për regjinë”, shkruan Plasari në faqen zyrtare të Facebook, duke e konsideruar dokumentin që flet për këto suksese vetëm një mini-koleksion posterash.
Në një nga posterat e shfaqjes së filmit “Skënderbeu” në Spanjë lajmërohet se ky është filmi fitues i Çmimit të Madh-Grand Premio, në Kanë. Filmi “Skënderbeu” i dedikohet heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. I titulluar nga Vatikani si “Kalorës i Krishtërimit”, Skënderbeu u vu në shërbim dhe në mbrojtje të Europës së Krishterë, megjithëse kjo e fundit ishte tashmë në prag të kolapsit ndaj fuqisë së Perandorisë më të fuqishme të Kohës, duke e kthyer Shqipërinë në një Barrikadë dhe Fushë Beteje ndaj Shtrirjes Otomane.
Në film shfaqet momenti kur Gjergj Kastrioti bashkon princërit shqiptarë duke u martuar me Donikën dhe organizon Lidhjen e Lezhës. Filmi ka skena masive të betejave historike dhe rrethimit të Krujës.
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...