Në fotografitë e fundit në Korenë Veriore, Otto Warmbier, shfaqet shumë i lumtur pranë shoqërisë dhe vendasve.
Në një fotografi ai shfaqet duke pirë birrë, duke qeshur me miqtë e tij, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info
Fotografitë janë para se ai të kapej duke vjedhur një poster propagandistik, ku më pas u burgos për 17 muaj. Gjatë kohës në burg ai është keqtrajtuar dhe para një javë u lirua nga autoritetet koreano veriore në gjendje koma.
Otto ka ndërruar jetë në spitalin në Cincinnati disa ditë pas kthimit nga Koreja Veriore.
Në të gjitha fotografitë e publikuara nga Daily Mail ai shfaqet i lumtur dhe i pavetdijshëm për fatin tronditës që e priste në Aeroportin e Phenianit, ku u arrestua përderisa përpiqej të kthehej në shtëpi me 2 janar të vitit të kaluar./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...