Një raketë iraniane është rrëzuar nga një avion luftarak F-15 i Shteteve të Bashkuara në Sirinë Jugore pranë At Tanf,, tha koalicioni i udhëhequr nga SHBA. Ky është rasti i pestë që SHBA-të godasin aleatët e qeverisë siriane në zonë.
Qyteti At Tanf është në kufi me Jordanin, ku trupat amerikane po trajnojnë rebelët sirianë, të përshkruar zyrtarisht si “forca tokësore partnere”.
Koalicioni “nuk kërkon të luftojë kundër regjimit sirian, forcat ruse apo pro-regjimit me partnerët, por nuk do të hezitojë të mbrojë koalicionin ose forcat partnere nga çdo kërcënim”, thuhet në deklaratë.
Të dielën, avioni i SHBA hodhi poshtë një avion qeveritar sirian që po bombardonte shtetin islamik në jug të Raqqës, në Sirinë lindore.
Në përgjigje, Rusia njoftoi se mbrojtja e saj ajrore do të gjurmonin të gjitha objektivat e koalicionit në perëndim të Eufratit dhe do të pezullonin linjën telefonike “dekonflikti”. Moska ka akuzuar SHBA për mos përdorimin e linjës telefonike për të parandaluar incidentin e Raqqës.
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...