Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Vlorën, ku një 40 vjeçar u ekzekutua në hyrje të banesës së tij.Shtetasi Fatjon Sinani është ekzekutuar me plumb në kokë në hyrje të banesës së tij nga persona ende të paidentifikuar. Kjo është video e xhiruar pak minuta pas ka ndodhur ngjarja e rëndë, ku trupi i pajetë i të ekzekutuarit është dërguar në morg.
Njoftimi i PolicisëRreth orës 22:10, në lagjen “Partizani” Vlorë pranë rrugës drejt Spitalit Rajonal, është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi F.S., rreth 40 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në vend.Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke kryer veprimet në lidhje me krimin e ndodhur.Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të policisë, në ndjekie të autorëve është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i njërit prej autorëve në dalje të lagjes “Partizani”, shtetasi:• N.Q., rreth 42 vjeç, me të cilin po punohet për zbardhjen e ngjarjes.Janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore të qytetit me qëllim kapjen e autorit tjetër i cili ka mundur të largohet me shpejtësi duke përfituar nga errësira, pasi dyshohet se krimi është kryer në bashkëpunim.
Në vendngjarje, Policia ka sekuestruar armën e krimit- Pistoletë të llojit “Beretë”.Ende nuk dihen motivet e ndodhjes së kësaj ngjarjeje por po punohet për zbulimin dhe sqarimin e tyre.Vazhdojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. albeu.com/
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...