Google ADS

Tronditet sërish Vlora, shpërthen një automjet pranë bashkisë

23:35 | 20 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Një automjet ka shpërthyer mbrëmjen e sotme pranë baskisë së Vlorës.

Aktualisht, nuk dihet nëse ka lënduar nga shpërthimi i makinës tip “Ford Fokus” me targë “AA 987 KP”.

Shpërthimi ka ndodhur jo larg vendit ku u ekzekutua një person dhe rreth 30 minuta më vonë.

Fajton Sinani, 27 vjeç, është i riu i cili është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Vlorë. I riu është vrarë në derën e banesës së tij, në lagjen “Ali Demi”.

Një person raportohet se është arrestuar i dyshuar si autor i vrasjes. Është sekuestruar arma e krimit, si dhe makina me të cilën lëvizte i dyshuari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme