17 fëmijë paralizohen pas shpërthimit të polios në Siri

23:37 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

17 fëmijë kanë mbetur të paralizuar nga sëmundja e polios, pas një shpërthimi të saj në Siri, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në fillim të këtij muaji, kjo organizatë ka raportuar për dy raste të polios në Mayadin në province Deir al-Zour, zonë kjo që kontrollohet nga i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Tani janë konfirmuar edhe 14 raste të tjera në të njëjtën zonë, përderisa një rast është evidentuar edhe në provincën Raqqa.

Kjo sëmundje është shfaqur për herë të parë në shtetin e shkatërruar nga lufta, që nga viti 2014.

Kjo sëmundje që shkaktohet nga një virus, kryesisht prek fëmijët nën moshën pesë vjeçare, ndërsa një në 200 raste përfundojnë të paralizuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme