Spinaqi është ushqimi i preferuar i Popajit, pasi që e bën të fortë dhe të pamposhtur, por në jetën reale, pavarësisht se është i shëndetshëm dhe ka vlera ushqyese, duhet të keni kujdes me të.
Spinaqi është i pasur me një numër të madh të vitaminave dhe mineraleve si acidi folik, vitaminat A, B, C, E, hekur, magnez, kalium etj.
Është ushqim i shkëlqyeshëm kur është fjala për ruajtjen nga sëmundje të ndryshme, falë niveleve të larta të luteinës dhe zeaxanthinës, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, spinaqi asnjëherë nuk duhet të ri-nxehet, pasi që përmban nitrate të cilat nën efektin e nxehtësisë së lartë shndërrohen në nitrosamina, e të cilat janë të rrezikshme dhe kancerogjene për organizmin e njeriut.
Nëse nuk e keni ditur këtë, mbani mend që asnjëherë të mos e ri-nxehni spinaqin. Pra, gjithmonë hajeni të freskët.
Spinaqi, siç është e shkruar edhe më lart, është i shkëlqyeshëm dhe mund të konsumohet çdo ditë, por duhet të keni kujdes të mos e ri-nxehni.
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon