Kryetari i naftëtarëve tregon se sa do të ketë ulje të çmimit të naftës

22:39 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

Çmimi në nivel botërorë i naftës do të jetë 0.69$ që i bie rreth 55 cent kjo sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, për shkak të bllokadës që iu është shkaktuar Katarit si një ndër eksportuesit më të mëdhenj të naftës, i cili ka liruar rezervat së bashku me Rusinë.

Ndërkaq Ballkani dhe Kosova si pjesë e tij nuk parashihen të përfshihen në këtë ulje çmimi.

Kryetari i naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë për Indeksonline se vendi ynë ka çmimin më të ulët të derivateve të naftës në rajon sepse Kosova, ai thotë se është dora e tretë e importit.

“Për shkak te krizës ne Katar normal ish dashtë të ngritët çmimi i derivateve në botë, por organizata ndërkombëtare e eksportuesve OPEC ka lejuar që prodhimi të jetë tepër i lart dhe ky prodhim e mundëson uljen e çmimit”, ka thënë Berjani.

Ai ka përmendur se tani pas përfundimit të zgjedhjeve Qeveria e re duhet ta formoj një rregullator të derivateve ku ky sektor i lënë jashtë kontrollit duhet të ketë rregullatorin ku fjala vet rregullator do të thotë që e rregullon ketë sektor të çrregulluar dhe të keq menaxhuar.

Ndërkaq çmimet e naftës janë zbritur në tregun botëror pas marrëveshjes në mes të Rusisë dhe shteteve të tjera që nuk janë pjesë e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) përmes së cilës ato kanë rënë dakord për uljen e prodhimit, me qëllim që të zvogëlojnë sasitë e mëdha të mbetura të naftës.

Rusia dhe 10 shtete të tjera që nuk janë pjesë e OPEC kanë njoftuar më 10 dhjetor se ato do e zvogëlojnë prodhimin e tyre në mbi gjysmë milioni fuçi në ditë.

Kjo marrëveshje shënon herën e parë prej vitit 2001 kur shtetet që nuk janë pjesë e organizatës në fjalë pajtohen për uljen e prodhimit.

Udhëheqësi saudit i OPEC-it, gjithashtu ka njoftuar gjatë fundjavës se do e zvogëlojnë prodhimin përtej marrëveshjes së arritur në Vjenë nga vendet anëtare të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, duke nxitur kështu rritjen e mëtutjeshme të çmimeve. Me gjithë rritjen e çmimeve, ato mbesin përgjysmë më të vogla se sa shifrat me të cilat shitej nafta në mesin e vitit 2014/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme