Google ADS

SHBA konfirmon vdekje e ‘Myftiut të Madh’ të ISIS-it

22:38 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

Forcat e koalicionit të drejtuar nga amerikanët kanë vrarë klerikun e vetëshpallur të Shtetit Islamik gjatë një sulmi ajror në Mayadin.

Organizata terroriste ka njoftuar ditë më parë vdekjen e Turki al-Binali, transmeton portali arbresh.info.

Sulmi ajror ndodhi më 31 maj dhe ISIS konfirmoi vdekjen e al-Binalit menjëherë të nesërmen, por Pentagoni vetëm tani është deklaruar për këtë.

Al-Binali i lindur në Bahrejn ishte kleriku kryesor, ose “Myftiu i Madh”, i ISIS-it nga viti 2014.

Si i tillë, ai luajti një rol qendror në rekrutimin e luftëtarëve të huaj terroristë dhe në provokimin e sulmeve terroriste anembanë botës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme