Në Ditën botërore të Refugjatëve, ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel apelon për mbështetje më të madhe ndërkombëtare. “Gjermania nuk mund ta përballojë e vetme këtë sfidë”, ka qenë komenti i tij.
“Kemi nevojë për përpjekje të përbashkëta ndërkombëtare dhe për një ndarje më të drejtë të përgjegjësisë, në mënyrë që të pakësohen vuajtjet e refugjatëve në të gjithë botën. Në qendër të përpjekjeve gjermane qëndron mbrojtja e këtyre njerëzve atje ku janë, si për shembull në Siri dhe në vendet e prekura fqinje”, tha Gabriel.
Kryediplomati kujtoi sesi këto 5 vitet e fundit, buxheti i qeverisë gjermane për ndihmë humanitare në botën e jashtmë është 10-fishuar, gjë që e bën Gjermaninë një prej donatorëve më të mëdhenj humanitarë.
Vetëm vitin e kaluar, niveli i ndihmës së saj mbërrinte 1.3 miliardë eurot. Ndërkohë, pavarësisht vështirësive të kaluara, vet refugjatët në Gjermani ndihen të mirëpritur.
“Jam shumë i lumtur. I jam thellësisht mirënjohës këtij vendi dhe njerëzve të tij, që na ndihmuan të lëmë pas tmerrin e luftës. Këtu ndihem si në shtëpi dhe dua të falënderoj autoritetet, të cilat na kanë mbështetur për çdo gjë që na nevojitet”, tha Khalaf Darwish, refugjat kurd.
“Shumë njerëz më kanë ndihmuar, me gjuhën, me akomodimin, gjetjen e një apartamenti, me integrimin në shoqëri. Më janë gjendur shumë”, tha Abdel Rhman Alali, doktor sirian.
Që prej vitit 2015, në Gjermani kanë mbërritur rreth 1.2 milionë refugjatë. Sipas OKB-së, vetëm vitin e kaluar nëpër botë u zhvendosën një numër rekord njerëzish, prej të paktën 65.3 milionë, që do të thotë se sot në mbarë globin, 1 në 113 vetë është refugjat, azilkërkues ose i shpërngulur brenda kufijve të vendit të vet.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...