Johnny Depp në krizë, refuzon të shesë jahtin personal

20:59 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

Aktori i njohur, Johnny Depp vazhdon të jetë në krizë ekonomike që prej keqmenaxhimit të parave që bëri stafi i tij.

Ai duhet të shlyejë të gjithë borxhet e tij dhe për të rregulluar situatën financiare, por për ta bërë këtë i duhet të shesë dicka me vlerë. Ndër to bën pjesë edhe jahti që mund ti japë një pasuri marramendëse, por ai ka refuzuar ta bëjë këtë.

Aktori kërkon që të shesë gjëra të tjera, ndërsa jahti i tij privat do të vazhdojë të mbetet në emrin e tij.

53-vjecari mendon se do të jetë një makth për të nëse duhet të presë avionin për të shkuar në destinacionin që kërkon. Ndërkohë, gjyqi me ish-menaxherin e tij, të cilin e ka akuzuar për keqpërdorim të të dhënave të tij financiare ku i kërkon 25 milionë dollarë vazhdon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme