“Allahu ekber” shkakton frikë në metronë zvicerane

19:45 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

Një burrë duke bërtitur “Allahu ekber” ka bërë që njerëzit të ikin nga frika e një sulmi të mundshëm terrorist në një stacion metroje në Lozanë.

Prokurorët thonë se ai ishte duke përjetuar një episod paranoje dhe nuk paraqiste rrezik imediat për publiku, transmeton portali arbresh.info.

Paniku përfshiu udhëtarët në metronë Bessieres rretho orës 1:30, të cilët posa u hapën dyert vërshuan të dilnin të tmerruar, pasi një burrë nisi të bërtiste “Allahu Ekber”, që do të thotë “Zoti është i madh”.

“Ne pyesnim veten nëse do të dëgjonim një shpërthim pas nesh”, i tha një dëshmitar gazetës 24 Heures.

Policia më pas arriti në vendin e ngjarjes dhe arrestoi të dyshuarin, një banor 30-vjeçar zviceran nga Sahara Perëndimore, një territor zyrtarisht nën kontrollin maroken dhe e akuzoi atë me “kërcënime që shkaktuan alarm publik” sipas nenit 258 të Kodit Penal.

Gjatë marrjes në pyetje, ai u tha hetuesve se kishte episod paranojak dhe po i bënte thirrje Perëndisë që ta ndihmonte./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme