Google ADS

Udhëtimi ajror supersonik mund të realizohet brenda dekadës

19:23 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

Kthimi i fluturimeve supersonike me pasagjerë është vetëm disa vite larg, sipas themeluesit të US Boom Technology, Blake Scholl.

Ai ka thënë për CNBC 76  se janë bërë porositë për avionin e ri supersonik të kësaj kompanie, transmeton portali arbresh.info.

Scholl tha se pesë linja ajrore kanë porositur avionët, duke përfshirë Virgin. Emrat e katër klientëve të tjerë do të shpallen në ngjarje të veçanta.

“Linjat ajrore janë të ngazëllyera për diçka të re dhe ndryshme për t’u ofruar pasagjerët e tyre dhe jemi të kënaqur që linjat e mëdha ajrore të botës ndajnë vizionin tonë për një të ardhme më të shpejtë dhe më të arritshme të udhëtimit supersonik. Ne mezi presim të tregojmë më shumë për këto partneritete në të ardhmen”, ka thënë Scholl.

Ai shtoi se porositë e reja të avionëve mbështeten nga “dhjetëra milionë” dollarë në pagesa të pakthyeshme.

Aeroplani do të ketë një çmim të listës për klientët prej 200 milionë dollarë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme