Edi Rama: Më 25 Qershor zgjidhni mes flamujve lara lara apo…

18:26 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit në Gramsh, nga ku ka deklaruar se dallgës kuqezi që është ngritur në të gjithë Shqipërinë, nga Tropoja deri në Konispol, i ëhstë bashkuar edhe ky qytet.

Rama e cilësoi 25 Qershorin si një moment të rëndësishëm për të ardhmen e qytetarëve dhe fëmijëve.

“Më 25 Qershor nuk do të zgjidhni mes partive se kush do të qeverisë për 4 vjet, por do të zgjidhni mes të ardhmes dhe të shkuarës, do të zgjidhni për fatin e këtij flamuri kuqezi për një gjeneratë, do të zgjidhni nëse ky flamur i aspiratave të mëdha për Shqipërinë do të valvitet më lart dhe do ta çojnë në oborrin e Europës së Bashkuar, apo do të mbetemi të ndarë mes flamujve lara lara të partive. Më 25 Qershor duhet të shkojmë të bashkuar në votim, sepse sot Shqipëria që të shkojë drejt punës dhe mirëqënies, ka nevojë për bashkimin e të gjithëve. Ju të bashkuar mund të hapni rrugën e revolucionit të administratës shtetërore, ku në zyrat e shtetit të mos gjeni zyrat e partive port ë gjeni ato që do ju shërbejnë “, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ka diçka shumë më të rëndësishme se e majta dhe e djathta dhe kjo është familja e çdo shqiptari dhe e ardhmja jonë e përbashkët.

“Nga 1991 dëgjoni që ju vijnë dhe ju thonë do ulim taksat, do ju çojmë rrogat në hava. Por shtetin e trajnuan si një tepsi për pushtetin e tyre”, tha Rama. Sipas tij, pas 25 Qershorit nëse na jepni votën për të qeverisur pa njeri tjetër në prehër, në zyrat e shtetit do të gjeni shtetarët që ju shërbejnë pavarësisht nëse jeni ose jo me lekë në xhep, pavarësisht nëse njihni apo nuk njihni njeri.

“Na ndihmoni të qeverisim pa ulur të tjerë në prehër, do të bëjmë në 4 vitin e ardhshëm 4 fishin e këtyre që kemi bërë në 44 muaj. Do të rrisim rrogat dhe pensionet e shqiptarëve, rroga minimale do të shkojë 300 mijë lekë, që fermerët dhe lopët mos jenë më të ndara sipas partive”, tha Rama.

Kryeministri tha se nëse prindërit duan më shumë PD-në se fëmijët e tyre le t’ia japin votën Lulëzimit që të rilindër Republika e Re me mendimin e së vjetrës dhe të hapë sërisht Universitetet që ne i mbyllëm. “Më 25 Qershor do të vendosni se kë duhet të merrni në punë për 4 vitet e ardhshme. Kushdo që ia bën këtë pyetje vetes si patriot gjen vetëm një përgjigje, nr 2. Nuk ka rastësira që është bashkuar numri rendor i PS-së në fletën e votimit me simbolin e Europës që duam. Demokratët ta kenë shpirtin në paqe, duke votuar nr.2, mbështesin bërjen e Shqipërisë si Europa”, tha Rama./albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme