Hungaria i ofron mbështetje Maqedonisë për ballafaqim me krizën e emigrantëve

17:31 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

Ministri Oliver Spasovski në kuadër të Konferencës së Ministrave të Punëve të Brendshme në Budapest, realizoi takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Hungarisë, Shandor Pinter, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri Pinter potencoi se Hungaria e vlerëson mënyrën të cilën Maqedonia është përballur me krizën e emigrantëve dhe ofroi ndihmë për ballafaqimin me problemin me emigrantët në të ardhmen.

Në takim është biseduar edhe për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy policive të vendeve, veçanërisht në fushën e luftës kundër korrupsionit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme