Google ADS

Avionët amerikanë rrëzojnë dronin iranian në Siri

17:04 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

Një dron i prodhuar nga Irani është rrëzuar nga një avion luftarak amerikan F-15 në jug të Sirisë, njofton koalicioni i udhëhequr nga amerikanët.

Është e pesta herë në muajt e fundit që SHBA ka goditur forcat aleate të qeverisë siriane në zonë, transmeton portali arbresh.info.

Një Shaheed-129 “shfaqi synime armiqësore dhe avancoi në forcat e koalicionit” në orën 12:30 të kohës lokale, thuhet në deklaratën e koalicionit.

Tanf është qyteti në kufirin sirian me Jordaninë, ku trupat amerikane po trajnojnë rebelët sirianë, të përshkruar zyrtarisht si “forca tokësore partnere”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme