Google ADS

Atalanta e konfirmon Etrit Berishën

16:45 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

Antonio Percassi, presidenti i klubit të Atalantas, i ka vënë fund të gjithë pasigurive për të ardhmen e Etrit Berishës.

Sipas numrit 1 të klubit të qytetit të Bergamos, portieri shqiptar tashmë është përfundimisht pjesë e zikaltërve të cilët kanë gjetur akordin me Lazion për transferimin përfundimtar.

“Berishën e kemi blerë nga Lazio, janë paguar rreth 5 milionë euro për të”, shpjegoi ai duke treguar për “Bergamo TV” se zyrtarizimi ishte thjesht çështje burokratike.

Ndonëse Berisha shprehej dy ditë më parë se nuk kishte ende ndonjë gjë zyrtare për të ardhmen, duket se menaxheri i tij ka arritur të mbyllë gjithçka për transferimin e portierit te skuadra e cila arriti të siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Evropës në këtë sezon.

Portieri i Kombëtares tashmë pritet të nënshkruajë një marrëveshje afatgjatë me klubin e Atalantas, ku është titullar i padiskutueshëm dhe do të qëndrojë për shumë vite në vazhdim.

Duket se bisedimet kanë ecur në rrugën e duhur në këtë drejtim, sepse përndryshe Atalanta nuk do të paguante 5 milionë euro për të blerë një lojtar i cili ishte në vitin e tij të fundit të kontratës me Lazion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme