Google ADS

Ushqimi ideal për humbje në peshë

16:11 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

Kajsitë janë pemë e preferuar, sidomos për peronat që janë në dietë, sepse në 100 g kanë vetëm 48 kalori. Nutricistët propozojnë se kajsitë përmbajnë vitamina të kompleksit B, acid folik, e përmbajnë edhe hekur. Ju preferohen personave që vuajnë nga anemia.

Janë të pasura edhe me vitamina A dhe C, kalium dhe betakarotinë. Ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve me baktere, forcojnë eshtrat dhe ndikojnë mirë në zhvillimin e dhëmbëve dhe forcimin e tyre dhe përmirësojnë shikimin. Mbrojnë lëkurën nga dielli, janë burim për fibra dhe kanë efekt pozitiv në sistemin e tretjes. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme