Çdo vit, shtetet e ndryshme të botës strehojnë miliona refugjatë nga vendet që janë të përfshira në luftëra dhe kriza. Në mesin e shteteve pritëse është edhe Kosova, pavarësisht se shkalla e zhvillimit të saj nuk është e kënaqshme.
Në Ditën Botërore të Refugjatëve, Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Valon Krasniqi tregon për AktivPress se që nga viti 2009 deri më tani në Kosovë kanë kërkuar azil 1056 persona.
Për nga numri, sipas tij, në listë prijnë aplikuesit nga Afganistani dhe Siria.
“Kemi të dhëna të ndryshme sa i përket vendeve të origjinës së aplikuesve. Në vitin 2017 prijnë aplikuesit nga Afganistani duke u pasuar nga aplikuesit nga Pakistani pastaj Siria. Ndërsa në vitin 2016 prijnë po ashtu aplikuesit nga Afganistani, pastaj Siria dhe me pas Irani; dhe në vitin 2015, shumica e aplikuesve ishin nga Siria duke u pasuar nga Iraku dhe pastaj Palestina”, është shprehur Krasniqi.
Ndryshe nga shumica e shteteve tjera, Kosova, nuk e ka të kufizuar lejen e qëndrimit për azilkërkuesit.
“Në pajtim me Ligjin për Azil, refugjatëve do t’iu njihet statusi pa ndonjë afat të caktuar dhe rrjedhimisht edhe leje qëndrimi nuk do t’iu kufizohet. Personat të cilët përfitojnë mbrojtje plotësuese do t’iu njihet mbrojtja në afat prej një viti me mundësi vazhdimi, ndërsa personat të cilët janë në fazë të aplikimit për mbrojtje ndërkombëtare, do të kenë të drejt të qëndrojnë përderisa të vendoset lidhur me aplikacionin e tyre për mbrojtje ndërkombëtare”, ka shpjeguar Krasniqi.
Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion ka sqaruar edhe rregullin e punës për azilkërkuesit.
Me këtë rast, ai ka theksuar se sipas ligjit në Kosovë ata lejohen të punojnë vetëm pas gjashtë muajve, pasi të kenë parashtruar aplikacion për mbrojtje ndërkombëtare.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist