Puna e martesës është një çështje shumë e madhe. Njerëzit kalojnë shumë vite duke planifikuar për ditën e tyre të madhe, duke shpenzuar shuma të mëdha parash dhe duke ftuar të gjithë aa që njohin për t’iu bashkuar festës së madhe.
Dhe sapo të mbarojë kjo procedurë, ju filloni jetën tuaj të re me partnerin dhe që atëherë ju ndani jetën së bashku, shtëpinë dhe gjithë pasurinë përderisa jetoni së bashku.
Ju nuk jeni aq të gatshme për të filluar këtë angazhim të madh. Pra, në rast se nuk jeni akoma gati, atëherë është mirë të tregoni nëse vëreni ndonjë nga këto shenja treguese që tregojnë se nuk jeni të gatshëm për t’u bashkuar.
Dëshironi më shumë pavarësi se partneri juaj
Të gjithë kemi nevojë për pak liri dhe privatësi në marrjen e vendimeve. Pasi të martoheni ju duhet të krijoni një balans dhe të keni prioritet lidhjen tuaj. Ndoshta jeni mësuar tërë jetën të jeni e vetme dhe të mendoni me një kokë, por martesa kërkon më shumë përkushtim dhe duhet të bashkëpunoni në gjithçka që bëni.
Ju nuk flisni për para
Ka gjëra më stresuese në një martesë se sa menaxhimi i financave. Dhe, që të keni llogari të shëndetshme bankare, duhet të keni aftësi komunikimi të shëndoshë rreth çështjeve të parave. Ju poashtu duhet t’ia besoni menaxhimin e të hollave partnerit tuaj si dhe të keni besim në njëri-tjetrin.
Ju mbani sekrete
Jo gjithkush duhet të dijë gjithçka për ju dhe kjo është mëse në rregull, është thjeshtë puna juaj. Por, në një martesë, mbajtja e sekreteve mund të përkeqësojë lidhjen tuaj dhe të dobësoni besimin me njëri-tjetrin. Nëse mbani sekrete sepse keni frikë që partneri juaj do të ju gjykojë, atëherë nuk jeni të gatshëm ta bëni këtë hap martesor. Mbajtja e sekreteve tregon papjekuri emocionale andaj mundohuni të jeni transparent dhe të bëheni të sinqertë.
Ju nuk posedoni një plan afatgjatë
Procesi i martesës nënkupton se ju po ndërtoni një të ardhme së bashku me partnerin, gjë që kërkon mund, kohë, planifikim dhe aktualizim. Ju duhet të dini saktë se çfarë dëshironi dhe prisni nga jeta. Bëni plane të përbashkëta, diskutoni vizionin e gjerë për lidhjen tuaj dhe krijoni pritshmëri duke u bazuar në përvojën tuaj.
Divorci për ju nuk paraqet ndonjë problem
Siç e cekëm më parë, martesa kërkon shumë përkushtim të madh. Nuk është thjeshtë një copë letër e nënshkruar, pra nuk mund ta mendoni divorcin thjeshtë si një problem të vogël, veçanërisht nëse bëhet fjalë edhe për fëmijë. Kjo shenjë tregon se nuk jeni ende gati për martesë, andaj mendohuni mirë para se të merrni këtë vendim në jetë.
Keni dyshime
Nëse ka ndonjë gjë për të cilën duhet të jeni të sigurtë për këtë, është që ju të martoheni me personin e duhur. Nëse keni ndonjë dyshim, atëherë rimerrni vendimin e drejtë. Të martoheni nga frika apo përpjekja për t’i pëlqyer të tjerëve sigurisht që do sjell pakënaqësi, por bëjeni vet vendimin jetësor.
Nuk keni vendosur limite
Çdo martesë ka nevojë për vendosje të kufijve, pra nëse nuk i nxjerrni në pah këto kufij, mund të keni telashe më vonë gjatë jetës. Pra, martesa duhet të ketë rregulla dhe kufizime, të keni njëfarë lloj sigurie e jo të merrni tatëpjetën. Kështu, harmonia juaj familjare do të jetë më e madhe dhe do keni më pak gjasa për mospajtime.
Ju nuk i besoni partnerit tuaj
Ndoshta arsyeja më themelore dhe megjithatë e rëndësishme për të mos u martuar është sepse ju nuk i besoni partnerit tuaj, edhe mund ta duani pamasë. Nëse ndjeni një mosbesim të tillë, më mirë mendoni prap para martese. Besimi ndaj njëri-tjetrit e forcon shumë lidhjen tuaj, e bën më intime dhe të përmbushur, andaj edhe nuk ka kuptim martesa pa këtë element.
Ju mendoni se martesa do ta ndryshojë partnerin
Martesa nuk ju ndryshon rrënjësisht jetën tuaj, juve personalisht apo partnerin tuaj. Andaj tentativa për ta ndryshuar partnerin më vonë pas martese mund të jetë një dështim sepse mund të shpresoni ndërsa kurrë nuk do ta arrini këtë. Planifikoni të ardhmen tuaj, bisedoni për gjërat që ju pëlqejnë dhe jo, caktoni kufij të përbashkët dhe gjeni mesin e artë për të dy
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës