Ministri në detyrë i FSK-së Haki Demolli priti në takim pune zëvendës ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s John Manza.
Demolli shprehi falënderimet për përkrahjen e vazhdueshme që NATO po i jep MFSK-së dhe FSK-së përmes ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s (NALT).
Ai po ashtu me këtë rast falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg për letrën që i ka dërguar kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, ku janë identifikuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit, e ku synohet që të arrihet partneriteti i bashkëpunimit në mes Kosovës dhe NATO-s në fushën e sigurisë.
Demolli theksoi bashkëpunimin e mirë me vendet e regjionit, me ushtritë e vendeve mike, veçanërisht me Gardën kombëtare të Ajovës dhe bashkëpunimin e mirë me KFOR-in përmes ushtrimeve të përbashkëta.
Temë me rëndësi ishte ajo transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, ku ministri Demolli ritheksoi se janë të bindur, se vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese duhet të bëhet ky ndryshim.
Në fjalën e tij Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama foli për përgatitjet dhe planifikimin e ushtrimit Fushor “Shqiponja – 6” që do të mbahet në tetor, ku do të jenë pjesëmarrës ushtritë e më shumë se 10 shteteve.
Ai foli për aktivitet konkrete që janë bërë për integrimin e komuniteteve pakicë në FSK e veçanërisht të komunitetit serb, pa ulur asnjëherë kriteret që ka FSK-ja.
Rama theksoi se transformimi i FSK-së po e pret vendimin politik, por është me rëndësi të thuhet se ne po punojmë shumë që të jemi gati për atë ditë dhe për këtë kemi kryer përgatitjet e nevojshme si dhe planifikimet afatmesme dhe afatgjata.
John Manza nga ana e tij shprehi kënaqësinë për arritjet dhe kualitetin e lartë të FSK-së.
Ai u shpreh se letra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s zotit Stoltenberg është dëshmi e përkrahjes që NATO i jep FSK-së. Po ashtu ai vlerësoi lart punën e mirë dhe rezultatet konkrete për integrimin e komuniteteve pakicë në FSK. Ndër të tjera në takim Manza theksoi se, transformimi i FSK-së duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe të mos jetë proces i ngutshëm por ecje me hapa të sigurt.
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...