Rektori i Universiteti të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, ka filluar t’i akomodon ata që e kanë mbështetur për të ardhur Rektor. Tashmë radhën e ka familja Popovci, pasi djali i profesorëve Dukagjin dhe Hatixhe Popovci, Tomori, do të akomodohet në pozitën e Asisitentit në FSHMN, në mënyrë shumë të heshtur, pasi Rektori është i njoftuar se kandidati në fjalë nuk e ka notën mesatare, njëri nga kriteret bazë për të qenë asistent, sipas statutit të UP-së, Neni 178, pika 1.4, ku thuhet se kandidati potencial duhet që notën mesatare të ketë jo më të vogël se 8.0
Neni 178
1. Për titullin e asistentit te universitetit, kandidati duhet t’i plotësojë këto kushte:
1.4. Te ketë notën mesatare në studimet bachelor dhe master jo me pak se 8, në secilën prej këtyre studimeve.
Burime të Gazetës Rilindja, tregojnë se Rektori është duke ushtruar presion mbi Dekanatin e FSHMN-së dhe Komisionit Recenzues për të nënshkruar recenzionin Tomor Popovcit.
Por lidhja e Rektorit Zejnullahu me familjen Popovci është shumë e vjetër.
Profesor Dukagjin Popovci kishte lobuar që Zejnullahu të vinte Rektor, ndërsa ai vetë ishtë pranë pozitës së prorektorit, por kjo nuk u arrit pasi nuk i përmbushte kriteret e parapara me ligj dhe Statut të UP-së, edhe pse Rektori Zejnullahu e kishte paraqitur emrin e tij për prorektor para bordit te UP-së, i cili edhe e kishte refuzuar kandidimin e tij për këtë pozitë.
Historia e bashkëpunimit me Monarkinë Popovci nuk mbaron me kaq. Rektori Zejnullahu kishte lejuar standarde të dyfishta kur ai me një venim ndalonte pagën e dytë nga sektori publik për profesorët universiatar, kjo nuk i ndodhi profesoreshës Hatixhe Popovci, e cila merrte pagë si asambleiste në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Rektori Zejnullahu sillet si parimor dhe sjellës i ligjshmërisë në UP, por jo më larg se një javë ai u denua me 7000 euro,ndërsa UP me 9000 euro pikërisht për shkeljet që ai po bënë vazhdimisht.
Kjo është përkrahja që profesorët Popovci dhe Tomor Popovci, i kanë dhënë Rektorit vazhdimisht, ndësa nesër komisioni i studimeve do të ketë para vetes kandidaturën e Tomor Popovcit për asistent në UP.
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi