Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve dhe Ditës së Kthimit nga Egzodi i vitit 1999, Departamenti i Diasporës pranë AAK-së, ka hapur në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë ekspozitën me fotografi nga egzodi dhe kthimi i shqiptarëve në shtëpit e tyre në Kosovë.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili me këtë rast tha se populli i Kosovës e ka përjetuar shumë shpërnguljen dhe se këto fakte nuk duhen harruar, shkruan arbresh.info.
“Ne ditën e refugjateve nuk duhet ta lëmë në harresë këtë ditë për shkaqe të çfarëdoshme. Kemi përjetuar shumë dhe vërtetë është plagë shpërngulja”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkaq, Jahja Lluka, drejtor i Departamentit për Diasporë në AAK tha se edhe sot në liri Kosovës po i ikin njerëzit e shkolluar.
“Duhet ta kujtojmë këtë ditë sepse ne kemi përjetuar shumë. Por edhe sot nuk është situata shumë e mirë po na ikin njerëzit, mjekët nga Kosova. Duhet punojmë për të ndaluar këtë”, ka thënë ai./Arbresh.info.
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...