Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, thotë se koalicioni PAN do ta formojë Qeverinë dhe se ka dhe deputetë tjerë që kanë shprehur gatishmërinë për të përkrahur një Qeveri të udhëhequr nga ai.
Haradinaj në një intervistë për KosovaPress thotë se ekziston tashmë një komunikim me deputetët e partive tjera, por ende asgjë s’ka të definuar.
“Një komunikim ekziston ashtu kolegial secili me secilin, por s’ka të definume asgjë. Kuptohet në raste të caktuara ka vullnet të deputetëve, për me përkrah një ‘Qeveri Haradinaj’ në këtë rast. Ka deputetë që kanë shpreh gatishmëri me përkrah një Qeveri, të udhëhequr prej meje. Jemi koalicioni PAN, PDK-AAK-Nisma. Janë komunitetet të gjithë edhe ndonjë deputet shqiptar, që ka vullnetin ashtu për shkak të bindjes apo respektin që ka ndaj meje ose të besimit që ka. Një Qeveri e udhëhequr nga unë do t’i kryej punët e Kosovës, pra do t’i ndihmojë zhvillimit. Do t’i ndihmojë proceseve të mirëfillta në vend”, tha ai.
Kryetari i AAK-së nuk preferon të flasë se me deputetët e cilave parti janë në komunikim dhe kanë shprehur gatishmëri t’i bashkohen PAN-it, por thotë se i kanë marrë masat e duhura që pas certifikimit të rezultateve të veprojnë menjëherë.
“Po ne kemi marrë masat e duhura, që kur të është rezultati i certifikuar, kur të thirret seanca menjëherë me vepru”, tha ai.
I pyetur se a do të merrte AAK më shumë vota në këto zgjedhje, në rast se do të hynte në garë e vetme, Haradinaj thotë se ata kanë marrë përgjegjësi të hyjnë në këtë mënyrë në zgjedhje dhe kështu do të vazhdojnë, pasi që i presin shumë punë.
“Ajo mbetet hipotetike. Ne kemi marrë përgjegjësi në këtë mënyrë që kemi marrë. Do t’i zbatojmë këto. Jemi të vetëdijshëm që na presin shumë punë në Kosovë dhe dëshirojmë vërtetë me u përballë me krejt problemet që janë konkrete, me çështjet që i preokupojnë qytetarët e Kosovës”, tha ai.
Haradinaj mbetet i vendosur që Qeverinë ta formojnë koalicioni fitues PAN dhe se përjashton çdo mundësi të bashkimit të AAK-së me ndonjë parti tjetër, për formimin e Qeverisë në rast se PAN dështon ta bëjë atë.
“Unë jam i mandatuar prej 39 deputetëve, ata ma kanë dhënë përkrahjen. Ne jemi të hapur për deputetë të tjerë të komuniteteve dhe shqiptarë. Kjo është formula. Nuk synojmë formulë tjetër”, tha Haradinaj.
Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ, koalicioni PAN ka marrë 34 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje 27 për qind dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa 25 për qind.
Rrjedhimisht PAN me 39 deputetë dhe me ata të minoriteteve nuk i ka numrat për formimin e Qeverisë.
Bashkimit eventual të PAN-it deri më tani e ka refuzuar koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa.
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Vrasja në Florida të ShBA-së, dyshohet se çifti që humbi jet...
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...