Temperaturat e larta në Portugali kërcënojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të vënë zjarret nën kontroll.
Temperaturat sot pritet të arrijnë në 38 gradë Celsius dhe së bashku me erërat rrezikojnë të përhapin zjarret në pyje, tashmë të ndezura.
Zyrtarë të mbrojtjes civile thonë se edhe pse 70% e zjarreve është nën kontroll, ato që mbeten janë “shqetësim i madh”.
Së paku 64 njerëz kanë vdekur qysh të shtunën.
Shumica kanë vdekur në makinat e tyre ose në distancë të shkurtër nga zjarret, derisa kanë bërë përpjekje të ikin.
Mbi 130 veta janë plagosur.
Qeveria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në rajonin pyjor Pedrogao Grande, në verilindje të kryeqytetit Lisbonë.
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje