Perez e përshkruan si “shumë të çuditshme” situatën e Ronaldos

11:56 | 20 Qershor 2017
Arbresh Info

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e ka përshkruar situatën përreth Cristiano Ronaldos si “shumë të çuditshme”

“Nuk dua të jap ndonjë konkluzion. E njoh Ronaldon, ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe një profesionalist. E gjithë kjo është shumë e çuditshme”, tha Perez, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk kam folur me të që pas finales në Ligë të Kampionëve në Cardiff. Kam dëgjuar gjithçka nëpër gazeta”

“Askush në Madrid nuk mendon që Cristiano mund të largohet nga klubi. Ne jemi shumë të relaksuar nga kjo. Unë nuk kam folur me ndonjë klub tjetër”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme