Kryedomokrati Lulzim Basha sot ishte në Kavajë ku mbajti mitingun përmbyllës. Gjatë fjalës së tij ai deklaroi se me planin e tij për qeverisje do të ndryshonte të ardhmen e vendit.
“Ju do shembni tullën e krimit që mbajti peng Kavajën, në favor të Ramën e Rroshit. Dallga e fitores është ngritur nga Saranda e Gjirokastra deri në veri.
Të gjithë jemi të bashkuar me një qëllim, të refuzojnë me votë krimin në pushtet, oligarkët që i morën frymën vendit, njeriut që është përgjegjës për këtë mjerim të vendit. Të rrëzojmë Rilindjen e dështuar dhe inkriminuar.
Kemi ekipin fitues me plan ekonomik që ka mbështetjen ndërkombëtare. Ky është i vetmi plan që ka prioritet prioritetet tuaja, që jep zgjidhje për problemet tuaja. Rama e di që këto zgjedhje shqiptarët do ta marrin vendimin për veten e tyre. Ai e ndjen se ky bashkim i madh është i pamposhtur.
Nuk ka vend për krimin e korrupsionin në këtë vend. Nuk mund të ketë ekonomi të fortë me naftë të shtrenjtë, rritje tarifash për studentët, ulje subvencionesh.
Rama kurrë nuk pati një plan për Kavajën, Shqipërinë, por vetëm për timonin, që do të thotë i gjithë pushteti në dorën e tij. Me taksat mbolli palma, që janë vyshkur si vetë premtimet e Ramës. Ai kishte prioritet tekat dhe qefet e veta.
Vendimi që do merret është nëse do vazhdojmë edhe me 4 vite fasada, krim e arrogancë, apo sëbashku do rrisim ekonominë, do ulim taksat. Reforma në Drejtësi me institucione që i shërbejnë qytetarëve po vjen, askush nuk e ndal dot,” -tha Basha.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...