Vëllai i Miley Cyrus po bëhet mbreti i pasarelave

09:29 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

Miley Cyrus, dikur e njohur si Hanna Montana, arriti të krijoi karrierë falë mbështetjes së fuqishme të babait të saj, që gjithashtu është këngëtar i muzikës kauntri.
Babai i Mileyt, nuk e ka ndihmuar vetëm atë, por edhe të birin Braison Cyrus, që thuhet se ka shumë talente. Ai, gjithashtu duket shumë bukur, për çka disa herë ka shërbyer si model.
Por, tani vëllai i vogël i këngëtares Miley Cyrus, Braison Cyrus, bëri debutimin e tij në një pistë në Milano për brendin e famshëm të modës “Dolce & Gabbana”. Ai, u shfaq në “Javen e Modës Pranverë/Verë 2018”.
Braison kishte të veshura rroba sportive ndërsa në kokë mban një kurorë, si për të treguar që ai do të jetë mbreti i ri i pasarelave.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme