Spanja rikthehet në Alicante për ndeshjen me Shqipërinë

09:28 | 20 Qershor 2017
Arbresh Info

Pas shumë muajve lojë në Las Palmas, vendimi është marrë tani që Spanja të rikthehet në Alicante ku për herë të fundit luajti në nëntor të vitit 2015 ( një miqësore e fituar 2 me 0 ndaj Anglisë) ku do të presin Shqipërinë.

UEFA dhe Federata e Futbollit të Shqipërisë kanë njoftuar që ndeshja e parafundit në kuadër të eliminatorëve në Kampionatin Botëror “Rusia 2018” do të zhvillohet më 6 tetor, transmeton portali arbresh.info.

Kjo do të jetë ndeshja e nëntë që zhvillohet në Alicante për Spanjën, e para ishte në vitin 1977 ndërsa e fundit zyrtare ishte fitorja 3 me 1 ndaj Skocisë në vitin 2011.

Tri ditë pas ndeshjes kundër Shqipërisë, Spanja do të luaj kundër Izraelit në Jerusalem.

“La Roja” është e barabartë për nga numri i pikëve me Italinë,  me të cilën do të ndeshen më 2 shtator në Estadio Santiago Bernabeu, ku fitorja mund t’i dërgoj ata më pas në aeroplanin për Rusi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme