Barcelona do të ndaj rrugët me mesfushorin kroat Ivan Rakitic nëse arrijnë të sigurojnë shërbimet e Marco Verrattit këtë verë.
Verratti ka qenë duke u kërkuar që një kohë të gjatë për transferim nga Paris Saint Germain dhe gjiganti katalunas është i përgatitur për të shtruar një ofertë rekorde prej 88 milionë funta për reprezentuesin italian, transmeton portali arbresh.info.
Si rezultat i kësaj, e ardhmja e Rakitic është vënë nën pyetje pasi ish ylli i Sevillas ka tërhequr vëmendjen edhe të shumë klubeve në Premierë Ligë.
Rakitic ka qenë i rregullt në formacionin e skuadrës katalunase gjatë viteve të fundit, por arritja e Verratitt mund të bëjë që Ernesto Valverde të shkarkoj 29-vjeçarin.
Fituesi i Ligës së Kampionëve ka shënuar 26 gola brenda 159 paraqitjeve te Barcelona qysh pas transferimi nga Sevilla në verën e vitit 2014. Rakitic ka nënshkruar kontratë të re katër vjeçare e gjysmë te Barcelona në fillim të muajit mars, por kjo nuk i ka ndalur thashethemet rreth të ardhmes së tij.
Manchester United qëndron njëri nga klubet më të interesuara nga Premierë Ligë derisa interesim vazhdon të ketë edhe nga Serie A, ku Juventusi është duke kërkuar për një përforcim./arbresh.info
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...