Zaev në Bullgari, do të kërkojë mbështetje për në NATO dhe BE

08:21 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i shoqëruar nga një delegacion qeveritar, zhvillon sot vizitën zyrtare në Bullgarinë fqinje.

Ai do të ketë takim me homologun e tij bullgar, Boyko Borisov, duke filluar kështu vizitën dyditore në Bullgari. Zaev do të kërkojë nga ky vend i BE-së mbështetjen maksimale për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE.

Bullgaria do të merr kryesimin e Presidencës së BE-së dhe ky është një moment mjaft i rëndësishëm edhe për Maqedoninë, përcjell telegrafi Maqedoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme