E Ngarkuara me Punë Colleen Hyland, e shoqëruar nga Drejtori i Misionit të USAID-it James Hope, do t’i vizitojë fermerët në evenimentin promovues të dredhëzave dhe boronicave.
Kjo ngjarje promovon frutat manorë të kultivuar lokalisht në Kosovë dhe u jep fermerëve mundësinë që t’i ekspozojnë dhe shesin frutat e tyre.
USAID-i, fillimisht përmes programit Mundësitë e Reja në Bujqësi (NOA) dhe më rishtazi përmes Bujqësisë për Zhvillim dhe Mundësi Rurale (AGRO), mbështetë kultivimin e dredhëzave dhe boronicave në rajone të ndryshme të Kosovës.
Deri në vitin 2020, USAID-i në partneritet me partnerët e tij strategjik do të ndihmojë sektorin e boronicave në evoluimin e tij drejt një industrie të qëndrueshme të tregut të freskët, e cila do të mbështesë një prodhim në sipërfaqe prej 200 hektarësh, me mundësi për t’u bërë furnizues kulmor i boronicave të freskëta në tregjet vendore, rajonale dhe të BE-së.
Deri në po të njëjtin vit, USAID-i do të ndihmojë edhe sektorin e dredhëzave që të mbështesë një prodhimtari në sipërfaqe prej 400 hektarësh, me mundësi për t’u bërë furnizues kulmor i dredhëzave të freskëta dhe të përpunuara në tregjet vendore, rajonale dhe të BE-së.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte