I kthyeri nga Siria tashmë pjesë e organizatës INSID, Albert Berisha në emisionin “Përballje” ka treguar për shkuarjen dhe rikthimin e tij nga Siria.
Berisha ka treguar se ka qëndruar vetëm nëntë ditë në Siri, ku pastaj është kthyer.
Ai ka thënë se sikurse ai por edhe shumë persona të tjerë që janë kthyer nga Siria, janë zakonisht të zhgënjyer prej realitetit që kanë parë atje.
“Një pjesë e atyre që kanë shkuar në Siri kanë pasur qëllime të mira”, ka thënë Berisha, duke shtuar se të gjithë ata persona që kanë shkuar në luftërat e Sirisë, kanë një tregim në vete.
Ai ka theksuar se kanë përfunduar aty ku kanë përfundua për shkak të rrethanave politike dhe se nuk kanë pasur luksin me zgjedh se në cilin grupacione kanë me përfundua.
“Një pjesë prej tyre kanë shkuar për arsye se kanë menduar se janë duke përkrahur opozitën siriane, e unë jam njëri nga ta”, ka treguar Berisha në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini.
Berisha po ashtu ka thënë se për tu bërë pjesëtar në luftëra një person duhet të kalojë nëpër katër faza.
“Janë faza e identifikimit, verifikimit, stërvitjes dhe betimit”, tha ai. I rikthyeri nga Siria, ka treguar më tej kthimi i tij është bërë shumë arsye.
“Kam parë që situata po del nga kontrolli, nuk kam pas lejen e prindit, sepse e kam parë që më shumë jam i dëmshëm se i dobishëm”, ka rrëfyer Berisha.
Duke folur për riintegimin e luftëtarëve të kthyer, Albert Berisha ka thënë se zgjedhja më e mirë është të krijohet një lloj amnistie e monitoruar ose e kushtëzuar.
“Amnistia e monitoruar ose kushtëzuar duhet të vlejë për personat që nuk kanë kryer krime dhe nuk kanë marrë pjesë në luftime”, tha Berisha.
Ai ka shtuar se edhe deklaratat e shtetit kanë qenë nxitëse që shumë persona t’i bashkohen luftërave në Siri e Irak.
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...
Osmani takon kryeministrin e Estonisë, diskutojnë për heqjen...
Sara Hoxha i ndërron mbiemrin vajzës së saj?
Barcelona është e gatshme të përfshijë një lojtar plus para ...
I uroi fitoren, Trump deklaron se do të flasë me Putin
Çfarë po paralajmërojnë Bay T dhe Fero?