Miley Cyrus në një intervistë të dhënë në një program televiziv rreth drogave të lehta ka thënë se nuk gjen në gjithë botën një njeri, që ka tymosur më shumë se sa ajo!
Këto komente të saj vijnë që para një muaji, me daljen e albumit “Malibu”, ku ajo tregoi se donte të shkëputej përfundimisht nga marihuana, përcjellë Klan Kosova.
”Vuaja nga ankthe të shumta, deri sa mund të më binte dhe të fiktë gjatë një transmetimi televiziv …”, tregon ish-ylli i Disney, duke dhënë dhe arsyet se pse ka vendosur t’i thotë jo përgjithmonë marihuanës.
”Askush nuk ka vdekur duke tymosur bar, por ama askush nuk ka pirë aq shumë sa unë kam pirë”, thotë Cyrus.
Ish-Hanna Montana ka deklaruar se këtej e tutje dëshiron t’i përkushtohet vetëm muzikës dhe daljes së albumit të saj të gjashtë. Për të deri tani, ky është albumi më i rëndësishëm, shkruan GSh.
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...