Google ADS

Kelmendi : Votat që na vjedhët, do t’iu mbesin në fyt

20:56 | 19 Qershor 2017
Arbresh.info

Lideri i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi me anë të një postimi në rrjetin social  facebook, ka sulmuar koalicionin PAN, LAA dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Kelmendi i ka fajësuar këto parti për vjedhje të votave, për çka iu ka thënë se vullnetin e popullit nuk do të mund ta vjedhin.

Ky është postimin i plotë i Kelmendit:

Hajnia ka me iu mbetë në fyt !

Ju koalicionet PAN, LAA dhe ju Vetëvendosje, sot në KQZ nuk paskeni mujt me ra në ujdi për votat.

Por dijeni se dëmin që na e bëtë në fillim kur vetit ua siguruat nga 3+3+2 komisioner në çdo vendvotim e neve asnjë, keni me vjellë.

Dhe votat që na i vodhët gjatë numërimit, edhe ato keni me i vjellë.

Se sendi i vjedhur ka me iu mbet në fyt, krejt keni me i vjellë.

Neve FJALËS na i vjedhët votat, por vullnetin kurrë nuk mundeni me na vjedhë.

Turp për juve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme