Google ADS

Kryetari i kësaj komune hyri kredi për ta martuar djalin (Dokument)

19:59 | 19 Qershor 2017
Arbresh.info

Kosovarët vazhdojnë të bëjnë dasma luksoze, ndërsa kur nuk kanë para të mjaftushme për këtë, i drejtohen bankave për kredi.

Kështu ka bërë edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, i cili do të paguaj kredin për martesen e djalit deri në vitin 2018.

deklarimi2-1

Selmanaj, kishte marrë kredi prej 10 mijë euro, sa edhe i ka kushtuar dasma e djalit të tij në vitin 2014, ndërsa këstin e fundit do ta paguaj tek në vitin e ardhshëm, raporton Gazeta Intro.

Në deklarimin e pasurisë, përveç kredisë, Selmanaj ka deklaruar edhe kogja pasuri të palujtshme prej 296 mijë euro, ndërsa merr pagë vjetore jo më shumë se 15 mijë euro.

deklarimi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme