Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje akuzohet për dy bombola të gazit lotsjellës, të cilat i janë gjetur të fshehura në këpucë duke hyrë në Kuvendin e Kosovës.
Seanca e sotme u shty për shkak se mungoi gjyqtari i rastit, Vesel Ismajli, për të cilin u tha se gjendet jashtë vendit në udhëtim zyrtar.
Fisnik Ismaili akuzohet për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve.
Sipas Prokurorisë, Fisnik Ismailit më 30 nëntor të vitit 2015, rreth orës 10:45, pas kontrollit nga Policia e Kosovës në hollin e Kuvendit të Kosovës i janë gjetur dy bombola me gaz lotsjellës, të fshehura në këpucët e tij.
Aktakuza thotë se tendenca e Ismajlit kishte qenë t’i fuste bombolat me gaz lotsjellës në sallën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. /Gazeta Metro/
“Më ka kap sëmundja e Gjestit me ec nëpër dhomë”, Driloni nx...
Shkon në 5 numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtl...
Policia parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra ng...
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit