Google ADS

Mustafa: Kosova krenare deri në përjetësi për Nekibe Kelmendin

18:08 | 19 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryeministri në largim Isa Mustafa ka kujtuar ish ministren tashmë të ndjerë Nekibe Kelmendin.

Ai ka thënë se e vështirë të përkujtohen njerëzit që i kanë dhënë kaq shumë vendit, sepse ata meritonin të jenë në mesin tonë, shkruan arbresh.info.

Mustafa e ka quajtur Kelmendin një heroinë dhe veprimtare të shquar të shtetndërtimit të Kosovës.

“Nekibe Kelmendi e mundi dhimbjen e saj për të bijtë dhe bashkëshortin që ia ekzekutuan hordhitë serbe. Mbi dhimbjen e saj kultivoi idealin e shtetit, dëshirën që bijtë dhe bijat e këtij vendi të jetojnë në paqe dhe të lumtur. Kosova krenohet deri në përjetësi me Nekibe Kelmendin”, ka shkruar ish kryeministri.

Ky është postimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar miq,

Është vështirë të përkujtojmë njerëzit që i dhanë shumë këtij vendi, sepse ata meritonin të jenë me ne. Të përkujtojmë Nekibe Kelmendin. Nënën heroinë, nënkryetaren e LDK-së, ministren dhe veprimtaren e shquar të shtetndërtimit të Kosovës.

Nekibe Kelmendi e mundi dhimbjen e saj për të bijtë dhe bashkëshortin që ia ekzekutuan hordhitë serbe. Mbi dhimbjen e saj kultivoi idealin e shtetit, dëshirën që bijtë dhe bijat e këtij vendi të jetojnë në paqe dhe të lumtur.

Kosova krenohet deri në përjetësi me Nekibe Kelmendin. IM

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme