Personat që nuk e gjejnë emrin e tyre në listat përfundimtare të votimit mund t’i drejtohen gjykatës së rrethit ku banon për t’u pajisur me leje votimi.
Në lidhje me këtë procedurë, kryetarja e gjykatës së Tiranës Enkeledi Hajro ka urdhëruar zhvillimin e gjykimeve të kërkesave për votim.
Bëhet fjalë për ato persona që për një mënyrë apo një tjetër nuk e gjejnë emrin në listat e votimit por që janë të regjistruar në zyrat përkatëse të gjendjes civile dhe mund t’i drejtohen gjykatës për tu pajisur me një leje të posaçme votimi.
Që nga e hëna, datë 19 qershor e deri gjashtë orë para përfundimit të votimit më 25 qershor, e gjithë trupa e gjyqtarëve të dhomës civile si dhe administrata e gjykatës do jenë në gatishmëri për të shqyrtuar çdo kërkesë për leje votimi.
Kërkesat do të pranohen nga kryesekretaria e gjykatës deri në mesnatën e datës 23 qershor. Ndërsa shortet për përcaktimin e gjyqtarit për çdo kërkesë do të hidhen menjëherë sapo ato të paraqiten në kryesekretari për të mos patur vonesa në shqyrtim, shkruan TCH.
E gjithë administrata e gjykatës dhe trupa e gjyqtarëve civile do të jenë në punë edhe të shtunën dhe të dielën përkatësisht në datat 24 dhe 25 qershor. E njëjta pratikë do të ndiqet në të gjitha gjykatat e vendit për ata persona që nuk e ka emrin në listat e votimit.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...