Një studim i bërë mes viteve 2012 dhe 2014 thotë se mesatarisht, 5790 fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranojnë çdo vit trajtim mjekësor në dhomat e emergjencës pas lëndimeve me armë zjarri.
Ndërkohë, rreth 21 për qind të këtyre rasteve janë të paqëllimshme, transmeton arbresh.info.
Studimi thotë se nga viti 2012 deri në vitin 2014, 1297 fëmijë kanë vdekur nga lëndimet që kanë pësuar nga shkrepja e armëve të zjarrit.
Hulumtuesit e gazetës “Pediatrics” kanë gjetur se sa u përket vdekjeve, 53 për qind e tyre janë vrasje, 38 për qind janë vetëvrasje, 6 për qind ishin të paqëllimshme dhe 3 për qind janë të lidhura me vendosjen e ligjit ose të papërcaktuara.
Ndërkaq, sa u përket plagosjeve, 71 për qind ishin sulme, 21 për qind ishin të paqëllimshme, 5 për qind ishin të lidhura me vendosjen e ligjit ose të papërcaktuara dhe rreth 3 për qind ishin vetë-lëndime.
Në Amerikë janë shënuar shumë raste kur fëmijë dhe adoleshentë kanë vrarë qëllimisht ose joqëllimisht fëmijë të tjerë siç është rasti i një 9 vjeçari i cili ka qëlluar për vdekje vëllain e tij 6 vjeçar derisa po luante me armë./Arbresh.info.
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...