Italiania shtyp me makinë ish-bashkëshortin shqiptar, ai e priste me thikë në dorë pranë punës

13:43 | 19 Qershor 2017
L G

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Bergamos në Itali, teksa pas një konflikti me ish-gruan italiane një shqiptar ka humbur jetën.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit në Via Roma në Villongo, prove Bergamos.

Viktima është një shqiptar 44 vjeç, banor i Chiari dhe sipas policise italiane, quhet Agron Beshmata. Mësohet se shqiptari e ndiqte prej kohësh ishgruan, dhe para pak ditësh ajo e kishte denoncuar edhe në Polici.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme